“Maliku ka thënë: Më ka rrëfyer Zejd ibn Eslemi, e këtij i ky rrëfyer Ata ibn Jesari se Ebu Seid Hudriu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut ﷺ duke thënë: “Nëse një njeri e përqafon Islamin dhe e përkryen atë në formën më të mirë, Allahu ia fal çdo të keqe që ka bërë e pastaj pason shpërblimi i punëve: vepra e mirë shpërblehet dhjetë deri në shtatëqindfish më shumë, kurse vepra e keqe i llogaritet aq sa është, përveç nëse ia fal Allahu.””