“Muslim ibn Ibrahimi na ka thënë: Na ka treguar Shuëbe, e ky nga Ebu Is'haku se Berai (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Ditën e Hendekut e pashë Pejgamberin ﷺ tek bartte dhé, saqë i kishte mbuluar barkun, - ose ka thënë: ia kishte pluhurosur barkun. - Ai recitonte: “O Allah, pa Ty ne nuk do të udhëzoheshim, As do të jepnim lëmoshë, as do të faleshim. Zbrite qetësinë ndër ne, Dhe na forco këmbët nëse përballemi. Armiqtë po na bezdisin dhe po na sulmojnë, Kur ata kërkojnë trazira, ne refuzojmë.” Dhe e ngrinte zërin duke thënë: “... ne refuzojmë, ne refuzojmë.””