“Ahmed ibn Othmani më ka thënë: Na ka treguar Shurejh ibn Mesleme, e këtij i ka treguar Ibrahim ibn Jusufi, e këtij i ka treguar babai i tij, e ky nga Ebu Is'haku se Bera ibn Azibi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Ditën e Ahzabit, teksa i Dërguari i Allahut ﷺ gërmonte hendekun, e pashë tek bartte dhé, saqë nuk i shihej lëkura e barkut nga pluhuri, - Pejgamberi ﷺ kishte qime të dendura. - E dëgjova duke i recituar vargjet e Ibn Revahës, ndërkohë që bartte dhé: “O Allah, pa Ty ne nuk do të udhëzoheshim, As do të jepnim lëmoshë, as do të faleshim. Zbrite qetësinë ndër ne, Dhe na forco këmbët nëse përballemi. Armiqtë po na bezdisin dhe po na sulmojnë, Kur ata kërkojnë trazira, ne refuzojmë.” Pastaj, në fund, e zgjaste zërin.””