“Ibrahim ibn Musai më ka thënë: Na ka rrëfyer Hishami, e ky nga Mameri, e ky nga Zuhriu, e ky nga Salimi, e ky nga Ibn Omeri. Po ashtu ka thënë: Ibn Tavusi më ka rrëfyer, e ky nga Ikrime ibn Halidi se Ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregon: “Shkova te Hafsa, së cilës gërshetat i pikonin ujë, e i thashë: “Ti je dëshmitare për ndodhitë e fundit (Luftën e Sifinit dhe më pas pajtimin), ndërsa mua nuk m'u dha asnjë rol në tërë këtë.” Ajo ia ktheu: “Bashkëngjitju atyre, sepse po të presin dhe kam frikë se, nëse ti nuk shkon, ata do të përçahen.” Ajo i foli derisa ai vendosi të shkojë. Pasi njerëzit u ndanë, Muaviu u ligjëroi dhe u tha: “Kush do të flasë për këtë çështje (hilafetin), le të dalë dhe le të flasë, kurse ne jemi më meritorë për të se ai dhe babai i tij.” Habib ibn Mesleme i tha Ibn Omerit: “A nuk po i përgjigjesh?” Abdullah ibn Omeri thotë: “E zgjidha shokën(brezin) dhe doja të thosha: “Më meritori për këtë është ai që të ka luftuar ty dhe babanë tënd për Islamin”, por u frikësova të thosha ndonjë fjalë që do t'i përçante njerëzit, do të derdhej gjaku e do të komentohej gabimisht, pastaj m'u kujtua ajo që ka përgatitur Allahu në Xhenet.” Atëherë Habibi i tha: “U ruajte dhe u mbrojte.””