“Muhamed ibn Kethiri na ka thënë: Na ka rrëfyer Sufjani, e ky nga Ibn Munkediri se Xhabiri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se, ditën e Ahzabit (Luftës së Hendekut), i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Kush më sjell lajme prej armiqve?” - Unë, - tha Zubejri. - “Kush më sjell lajme prej armiqve?” - pyeti sërish Pejgamberi ﷺ. - Unë, - tha sërish Zubejri. - “Kush më sjell lajme prej armiqve?” - Unë, - tha sërish Zubejri. - “Çdo pejgamber ka pasur nga një ndihmës, ndërsa ndihmësi im është Zubejri”, - tha Pejgamberi ﷺ.”