“Abdullah ibn Ebu Shejbe më ka thënë: Na ka treguar Ibn Numejri, e ky nga Hishami, e ky nga babai i tij se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se, ditën e Hendekut, pasi Pejgamberi ﷺ u kthye (nga ballafaqimi me armikun), i la armët dhe u pastrua. Xhibrili ﷺ erdhi dhe i tha: “Ti i le armët, por betohem në Allahun se ne (melekët) nuk i kemi lënë. Shko tek ata.” Pejgamberi ﷺ e pyeti: “Për ku (t'ia mësyj) ?” Ai tha: “Atje”, - dhe bëri me dorë drejt fisit benu kurejdha. Kështu, Pejgamberi ﷺ u nis drejt tyre.”