“Musededi na ka thënë: Na ka treguar Jahja ibn Seid Katani, e ky nga Jahja ibn Seid Ensariu, e ky nga Kasim ibn Muhamedi, e ky nga Salih ibn Havati se Sehël ibn Ebu Hathme (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “Imami drejtohet nga kibla dhe një grup falet me të, kurse grupi tjetër rreshtohet përballë armikut. Grupit që janë me të ua fal një rekat, pastaj ata ngrihen, falin një rekat secili për vete dhe i bëjnë nga dy sexhde në vendin ku janë. Me të përfunduar, ky grup ndërrohet me grupin tjetër, të cilëve ua fal edhe një rekat. Kështu, për imamin bëhen dy rekate, pastaj ata bëjnë rukunë dhe dy sexhde.” Musededi na ka thënë: “Na ka treguar Jahjai nga Shuëbe, e ky nga Abdurrahman ibn Kasimi, e ky nga babai i tij, e ky nga Salih ibn Havati, e ky nga Sehël ibn Ebu Hathme, e ky nga Pejgamberi ﷺ. Po ashtu, Muhamed ibn Ubejdullahu më ka thënë: “Më ka treguar ibn Ebu Hazimi, e ky nga Jahjai, e ky e ka dëgjuar Kasimin, e këtij i ka rrëfyer Salih ibn Havati nga Sehli.””