“Musededi na ka thënë: Na ka treguar Jezid ibn Zureji, e këtij i ka treguar Mameri, e ky nga Zuhriu, e ky nga Salim ibn Abdullah ibn Omeri se babai i tij Ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregon se i Dërguari i Allahut ﷺ e fali namazin e frikës me njërin grup të ushtrisë, teksa grupi tjetër qëndronte përballë armikut. Pastaj, grupi i parë u ndërrua me të dytin, me të cilët Pejgamberi ﷺ fali edhe një rekat, dhe dha selam duke qenë me ta. Por pastaj grupi i parë u ngritën dhe e plotësuan rekatin e mbetur, e edhe grupi i dytë e plotësuan rekatin e mbetur (pa imam).”