“Ismaili na ka thënë: Më ka treguar vëllai im, e ky nga Sulejmani, e ky nga Muhamed ibn Ebu Atiku, e ky nga Ibn Shihabi, e ky nga Sinan ibn Ebu Sinan Dueliu se Xhabir ibn Abdullahu (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregon se bashkë me të Dërguarin e Allahut ﷺ ka luftuar në drejtim të Nexhdit. Gjatë kthimit, me të arritur në një luginë që kishte shumë pemë, u ndalën bashkë me të Dërguarin e Allahut ﷺ që të pushojnë. I Dërguari i Allahut ﷺ zbriti dhe, ndërsa njerëzit u shpërndanë duke u strehuar nëpër hije pemësh, edhe ai ﷺ zuri një hije peme dhe vari në të shpatën. Aty na zuri gjumi dhe, papritmas, Pejgamberi ﷺ na zgjoi duke na thirrur. Kur shkuam aty, pranë tij ndodhej ulur një beduin. I Dërguari i Allahut ﷺ tha: “Ky person ma mori shpatën fshehurazi teksa unë po flija dhe, kur u zgjova, ai e kishte në dorë, të nxjerrë prej këllëfit. Ai më tha: “Kush do të të shpëtojë prej meje tani?” I thashë: “ Allahu.” Ja ku po qëndron tutje i ulur.” Pra, i Dërguari i Allahut ﷺ nuk e dënoi për veprimin e tij.”