“Aliu na ka thënë: Na ka treguar Sufjani, e këtij i ka treguar Zuhriu, e ky nga Humejd ibn Abdurrahmani se Ebu Seidi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se Pejgamberi ﷺ pa këlbazë në drejtim të kiblës dhe e fshiu me një guralec. Pastaj, ka ndaluar që dikush të pështyjë përpara vetes ose në të djathtë, por (nëse pështyn), le të pështyjë majtas ose nën këmbën e majtë. Po ashtu është transmetuar nga Zuhriu se e ka dëgjuar Humejdin, e ky nga Ebu Seidi, ngjashëm.”