“Ubejdullah ibn Muadhi na ka thënë: Na ka treguar babai im, e këtij i ka treguar Shuëbe, e ky nga Amër ibn Murra se Abdullah ibn Ebu Eufai (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Pjesëmarrësit e besës nën pemë kanë qenë një mijë e treqind veta, plus fisi eslem, të cilët kanë qenë sa një e teta e muhaxhirëve.” Transmetimin e Ubejdullah ibn Muadhit e ka fuqizuar Muhamed ibn Beshari, e këtij i ka treguar Ebu Davudi, e këtij i ka treguar Shuëbe.”