“Is'hak ibn Nasri na ka thënë: Na ka treguar Abdurrezaku, e ky nga Mameri, e ky nga Hemami se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Kur dikush është duke u falur, të mos pështyjë përpara vetes, sepse, teksa është në namaz, i flet drejtpërdrejt Allahut. Të mos pështyjë as në të djathtë, sepse në të djathtën e tij ndodhet një melek. Le të pështyjë majtas ose nën këmbë, pastaj le ta mbulojë atë.””