“Musai na ka thënë: Na ka treguar Ebu Avane, e këtij i ka treguar Tariku, e ky nga Seid ibn Musejebi se babai i tij Musejebi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se ka qenë në mesin e atyre që dhanë besën nën pemë. Por, kur pas një viti kishin shkuar aty, nuk e kishin dalluar cila ka qenë pema (nën të cilën kishin dhënë besën).”