“Muhamed ibn Beshari më ka thënë: Na ka treguar Ibn Ebu Adiu, e ky nga Shuëbe, e ky nga Jahja ibn Seidi, e ky nga Bushejr ibn Jesari se Suvejd ibn Numani (Allahu qoftë i kënaqur me të!), i cili kishte marrë pjesë në besën nën pemë, tregon: “Të Dërguarit të Allahut ﷺ dhe shokëve të tij dikush u solli pak çervish (qull), e në atë rast ata e hëngrën.” Transmetimin e Ibn Ebu Adiut e fuqizon Muadhi nga Shuëbe.”