“Abdullah ibn Jusufi më ka thënë: Na ka rrëfyer Maliku, e ky nga Zejd ibn Eslemi se babai i tij Eslemi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Në një prej udhëtimeve, i Dërguari i Allahut ﷺ ishte duke ecur natën së bashku me Omer ibn Hatabin. Omer ibn Hatabi e pyeti për diçka, mirëpo i Dërguari i Allahut nuk iu përgjigj. Ai e pyeti sërish, por ai nuk iu përgjigj. E pyeti për së treti, por ai nuk iu përgjigj. Atëherë Omer ibn Hatabi tha me vete: “Mjerë nëna për ty, o Omer! Këmbëngule ndaj të Dërguarit të Allahut ﷺ tri herë, e ai nuk t'u përgjigj.” Omeri tha: “E ngava devenë, derisa dola para muslimanëve dhe kisha frikë mos zbriste ajet Kurani për mua (si qortim). Pas pak dëgjova një lajmëtar duke më thirrur. Unë thashë me vete: “Tash vërtet po frikësohem mos ka zbritur ndonjë ajet Kurani për mua.” Shkova tek i Dërguari i Allahut ﷺ, i dhashë selam, e ai më tha: “Sonte më ka zbritur një sure, e cila është më e dashur tek unë se çdo gjë mbi të cilën rrezaton dielli.” Pastaj lexoi: “Ne, ta dhamë ty fitoren e qartë.” (Fet'h, 1)”