“Musededi na ka thënë: Na ka treguar Jahjai, e ky nga Ubejdullahu se Nafiu tregon se, kur Abdullah ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) hyri në ihram për umre dhe tha: “Nëse pengohem prej (vizitimit të) Qabesë, do të veproj ashtu siç pati vepruar Pejgamberi ﷺ kur jobesimtarët kurejshë e patën penguar nga Qabeja.” Pastaj lexoi ajetin: “Shëmbëlltyrën më të mirë e keni në të Dërguarin e Allahut...” (Ahzab, 21)”