“Abdullah ibn Mesleme na ka thënë: Na ka treguar Hatimi, e ky nga Jezid ibn Ebu Ubejdi se Seleme (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se, ditën e Hajberit, Aliu mbeti mbrapa Pejgamberit ﷺ, për shkak të dhimbjes së syve që i ishte shfaqur, dhe tha: “Unë të rri mbrapa, e të mos i bashkëngjitem Pejgamberit ﷺ!” Kështu, shkoi dhe iu bashkëngjit Pejgamberit ﷺ. Natën para Çlirimit të Hajberit, Pejgamberi ﷺ tha: “Nesër do t'ia jap, - ose ka thënë: do ta marrë, - flamurin një burrë të cilin e do Allahu dhe i Dërguari i Tij ﷺ, në komandën e të cilit do të çlirohet (Hajberi) .” Ne e shpresonim atë. Njerëzit thanë: “Erdhi Aliu!” Kështu, Pejgamberi ﷺ ia dha flamurin Aliut, në komandën e të cilit u çlirua Hajberi.””