“Abdulgafar ibn Davudi na ka thënë: Na ka treguar Jakub ibn Abdurrahmani. [t]: Ahmedi më ka thënë: Na ka treguar Ibn Vehbiu, e këtij i ka rrëfyer Jakub ibn Abdurrahman Zuhriu, e ky nga Amri, i çrobëruari i Mutalibit se Enes ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Kur vajtëm në Hajber dhe Allahu ia mundësoi Pejgamberit ﷺ çlirimin e kështjellës. atij ia përmendën bukurinë e Safije bint Hujej ibn Ahtabit, së cilës i ishte vrarë bashkëshorti natën e dhëndërisë. Pejgamberi ﷺ e mori për vete dhe vazhdoi rrugën me të. Kur shkuam në Sed Sehba, ajo u pastrua prej menstruacioneve, andaj i Dërguari i Allahut ﷺ hyri dhëndër me të. Pastaj përgatitën një kombinim ushqimesh në një sofër të vogël prej lëkure dhe Pejgamberi ﷺ tha: “Thirri ata që i ke afër (për të ngrënë) .” Kjo ka qenë ceremonia e martesës së Pejgamberit ﷺ për Safijen. Pas kësaj, vazhduam rrugën për Medinë. E pashë Pejgamberin ﷺ duke i shtruar asaj një rrobë mbi shpinë të devesë pas tij, pastaj u ul pranë devesë, e vendosi gjurin e tij, ashtu që Safija të vendoste këmbën e saj për të hipur në deve.””