“Seid ibn Ebu Merjemi na ka thënë: Na ka rrëfyer Muhamed ibn Xhafer ibn Ebu Kethiri, e këtij i ka rrëfyer Humejdi se Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Pejgamberi ﷺ qëndroi mes Hajberit dhe Medinës tri net, duke pritur për t'u martuar me Safijen. Unë i thirra muslimanët në dasmën e tij, ku nuk kishte as bukë, as mish. Ai e urdhëroi Bilalin të shtrojë një sofër prej lëkure, ku vendosën hurma, djathë dhe gjalpë. Muslimanët thanë: “A do të jetë nënë e besimtarëve apo robëreshë lufte?” Disa të tjerë thanë: “Nëse e mbulon me hixhab, do të jetë nënë e besimtarëve, nëse jo, atëherë robëreshë lufte.” Kur Pejgamberi ﷺ u nis, i shtroi asaj një mbulesë mbrapa vetes dhe e mbuloi me hixhab.””