“Abdullah ibn Jusufi na ka thënë: Na ka rrëfyer Maliku, e ky nga Is'hak ibn Abdullahu se Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “(Shkova) në xhami, ku e hasa Pejgamberin ﷺ me disa njerëz e më pyeti: - “A të ka dërguar Ebu Talhai?” - Po, - i thashë. - “Po na fton për ushqim?” - pyeti Pejgamberi ﷺ. - Po, - i thashë. - “Ngrihuni të shkojmë!” - u tha atyre që ishin përreth tij dhe u nisën, ndërsa unë ecja para tyre.””