“Muhamed ibn Ebu Haseni më ka thënë: Na ka treguar Omer ibn Hafsi, e këtij i ka treguar babai i tij, e ky nga Asimi, e ky nga Amiri se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “Nuk di nëse i Dërguari i Allahut ﷺ, ditën e Hajberit, ndaloi ngrënien e mishit të gomarëve pse ata ishin mjete bartëse për njerëzit dhe se urrente që mjetet bartëse të harxhoheshin, apo e bëri haram përfundimisht (ngrënien e tij).””