“Është përmendur se Zubejdi ka transmetuar nga Zuhriu se Anbese ibn Seidi tregon: “Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) i rrëfeu Seid ibn Asit: “I Dërguari i Allahut ﷺ e dërgoi Ebanin në krye të një ekspedite, nga Medina në drejtim të Nexhdit. Ebani me shokët arritën te Pejgamberi ﷺ në Hajber pasi e çliroi atë, dhe rripat e kuajve i kishin prej lëvoreve të palmave.” Ebu Hurejra tha: “O i Dërguari i Allahut, mos u ndaj atyre (plaçkë).” Atëherë, Ebani i tha: “A edhe ti (po flet), o lepuri shkëmbor , që ke ardhur prej majës së malit Dan.” Pejgamberi ﷺ tha: “Ulu, o Eban!” - dhe nuk u ndau asgjë.””