“Abdullah ibn Mesleme na ka thënë: Na ka treguar Ibrahim ibn Sadi, e ky nga Ibn Shihabi, e ky nga Mahmud ibn Rebiu se Itban ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se Pejgamberi ﷺ i shkoi për vizitë në shtëpinë e tij dhe i tha: “Në cilën pjesë të shtëpisë dëshiron të falem?” I bëra me shenjë për te një vend. Kështu, mori tekbirin dhe i fali dy rekate, kurse ne qemë të rreshtuar mbrapa tij.”