“Muxhahidi tregon: “E dëgjova Aishen (Allahu qoftë i kënaqur me të!) duke pastruar dhëmbët me misvak.” Kështu, Urve i tha: - Oj nëna e besimtarëve, a nuk po dëgjon çfarë po thotë Ebu Abdurrahmani? Po thotë se Pejgamberi ﷺ ka kryer katër umre, njërën prej tyre në muajin rexheb. - Ai ka qenë me të në çdo umre që e ka kryer Pejgamberi ﷺ, porse në muajin rexheb nuk ka kryer asnjë umre, - tha ajo.”