“Ahmed ibn Ebu Bekri na ka thënë: Na ka treguar Mugire ibn Abdurrahmani, e ky nga Abdullah ibn Seidi, e ky nga Nafiu se Abdullah ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregon: “I Dërguari i Allahut ﷺ në Betejën e Mu'tes e caktoi komandant Zejd ibn Harithen dhe tha: “Nëse vritet Zejdi, atëherë komandant le të jetë Xhaferi, e, nëse vritet edhe Xhaferi, atëherë komandant le të jetë Abdullah ibn Revaha.” Unë isha në mesin e tyre në atë betejë. Pas betejës, e kërkuam Xhafer ibn Ebu Talibin dhe e gjetëm në mesin e të vrarëve, i cili kishte në trup nëntëdhjetë e ca goditje me shtizë dhe shpatë.””