“Kutejbe na ka thënë: Na ka treguar Abdulvehabi, e ky e ka dëgjuar Jahja ibn Seidin, e këtij i ka rrëfyer Amra se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Kur erdhi lajmi për vrasjen e Ibn Harithes, Xhafer ibn Ebu Talibit dhe Abdullah ibn Revahës, - Allahu qoftë i kënaqur me ta, - i Dërguari i Allahut ﷺ qe ulur (në xhami) dhe i vërehej pikëllimi. Ndërsa shikoja nëpërmjet një vrime të një dere, i vajti një person dhe i tregoi për të qarat e grave të (familjes së) Xhaferit. Ai e urdhëroi që t'i ndalonte ato, por nuk e dëgjuan, andaj u kthye prapë (te Pejgamberi ﷺ). Pejgamberi ﷺ sërish e urdhëroi që t'i ndalonte ato. Ai shkoi dhe, kur u kthye, tha: “Betohem në Allahun se ato na mundën (nuk na dëgjuan).” Aishja thotë: “Mendoj se i Dërguari i Allahut ka thënë: “Hidhu dhé në gojët e tyre!” Pastaj Aishja (personit në fjalë) i tha: “Turp të qoftë, për Allahun! As veprove siç të urdhëroi Pejgamberi ﷺ, as e le të qetë.””