“Amër ibn Muhamedi më ka thënë: Na ka treguar Hushejmi, e këtij i ka rrëfyer Husajni, e këtij i ka rrëfyer Ebu Dhabjani se Usame ibn Zejdi (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregon: “I Dërguari i Allahut ﷺ na dërgoi te fisi huraka, të cilët në agim i sulmuam e i mundëm. Unë dhe një ensar iu vumë pas një burri të tyre, i cili, kur e zumë, tha: “La ilahe il-lallah.” Atëherë, ensariu u ndal, kurse unë e godita me shtizë dhe e vrava. Pasi u kthyem, Pejgamberi ﷺ u informua për këtë, andaj më tha: “O Usame, a e vrave pasi tha: “La ilahe il-lallah?” - Ai e tha këtë që të mbrohet, - i thashë. Por, Pejgamberi ﷺ aq shumë ma përsëriti këtë, saqë do të doja të mos e kisha pranuar Islamin para asaj dite.””