“Muhamed ibn Muthena na ka thënë: Na ka treguar Jahjai, e ky nga Hishami, e këtij i ka rrëfyer babai i tij se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se Umu Habibe dhe Umu Seleme përmendën një kishë që e kishin parë në Abisini, ku kishte pasur ikona në mure. Këtë ia përmendën Pejgamberit ﷺ, i cili tha: “Ata (hebrenjtë dhe të krishterët) , kur në mesin e tyre ndodhet ndonjë burrë i devotshëm dhe vdes, atëherë mbi varrin e tij ndërtojnë faltore dhe i bëjnë ato piktura. Të tillët, Ditën e Kiametit, do të jenë krijesat më të këqija tek Allahu.””