“Amër ibn Hafs ibn Gijathi na ka thënë: Na ka treguar babai im, e ky nga Jezid ibn Ebu Ubejdi se Seleme ibn Ekvai (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Kam marrë pjesë me Pejgamberin ﷺ në shtatë beteja dhe në nëntë ekspedita, të cilat ai i dërgonte herë pas here. Ndonjëherë udhëheqës ishte Ebu Bekri, ndonjëherë Usama.””