“Usame ibn Zejdi (Allahu qoftë i kënaqur me të!), duke vazhduar hadithin paraprak, transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Besimtari nuk trashëgon prej jobesimtarit e as jobesimtari nuk trashëgon prej besimtarit.” Dikush e pyeti Zuhriun: “Kush e ka trashëguar Ebu Talibin?” - E kanë trashëguar Akili dhe Talibi, - iu përgjigj Zuhriu. Mameri, kur transmeton nga Zuhriu fjalët: “... ku do të qëndrosh nesër?”, thotë se kjo ka ndodhur në haxh; ndërkaq, Junusi nuk ka thënë as se ka ndodhur në kohën e Çlirimit (të Mekës) e as në haxh.”