“Musa ibn Ismaili na ka thënë: Na ka treguar Ibrahim ibn Sadi, e këtij i ka rrëfyer Ibn Shihabi, e ky nga Ebu Seleme se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se, kur i Dërguari i Allahut ﷺ ia mësyu Hunejnit, tha: “Nesër, në dashtë Allahu i Lartësuar, vendqëndrimi ynë do të jetë shpati i benu kinanëve, aty ku (paganët) janë betuar për mosbesim.””