“Seid ibn Shurahbili na ka thënë: Na ka treguar Lejthiu, e ky nga Makburi se Ebu Shurejh Adeviu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) i kishte thënë Amër ibn Seidit, i cili po i dërgonte forcat ushtarake për në Mekë: “Më lejo, o prijës, të t'i them ca fjalë, të cilat i Dërguari i Allahut ﷺ i pati thënë një ditë pas Çlirimit të Mekës, fjalë këto të cilat i kam dëgjuar me veshët e mi, i kam ruajtur në zemrën time dhe e kam parë me sytë e mi kur i ka thënë. Fillimisht, e pati falënderuar dhe lavdëruar Allahun, pastaj pati thënë: “Mekën e ka shenjtëruar Allahu, e jo njerëzit. Andaj, nuk i lejohet askujt, që beson Allahun dhe Ditën e Kiametit, të derdhë gjak në të e as t'i presë ose t'i shkulë pemët e saj. Nëse dikush arsyetohet me luftën e të Dërguarit të Allahut ﷺ në të, thoni: “Allahu ia ka lejuar vetëm të Dërguarit të Vet ﷺ, e jo juve.” Mua më është lejuar lufta brenda saj vetëm në një pjesë të ditës, ndërsa sot sërish i është kthyer shenjtëria (ndalesa) , siç ka qenë dje. Andaj, të pranishmit le t'i lajmërojnë ata që mungojnë.” Dikush e pyeti Ebu Shurejhun: “Çka të tha Amri?” Tha: “Unë e di më mirë se ti këtë çështje, o Ebu Shurejh. Haremi (Meka) nuk e mbron mëkatarin, gjakatarin e hajdutin.””