“Muhamed ibn Mukatili na ka thënë: Na ka rrëfyer Abdullahu, e këtij i ka rrëfyer Junusi, e ky nga Zuhriu se Urve ibn Zubejri tregon: “Një grua në kohën e të Dërguarit të Allahut ﷺ vodhi diçka në Betejën e Çlirimit (të Mekës). Fisi i saj shkuan tek Usame ibn Zejdi për ndërmjetësim (te Pejgamberi ﷺ). Kështu, pasi Usame i foli për të, të Dërguarit të Allahut ﷺ iu skuq fytyra dhe tha: “Po ndërmjetëson në një prej ndëshkimeve të përcaktuara të Allahut?” Usame tha: “Kërko falje për mua, o i Dërguari i Allahut!” Kur u bë dreka, i Dërguari i Allahut ﷺ u ngrit të ligjërojë. E falënderoi Allahun, ashtu siç i takon Atij, dhe tha: “E, më pas . Ata që ishin para jush janë shkatërruar se, kur i privilegjuari vidhte, e falnin, e, kur vidhte i dobëti, e dënonin. Betohem në Atë, në dorën e të Cilit është shpirti i Muhamedit, se, sikur Fatimja, e bija e Muhamedit, të vidhte, do t'ia prisja dorën.” Kështu, i Dërguari i Allahut ﷺ urdhëroi që asaj gruaje t'i pritet dora. Më pas, ajo u pendua, u përmirësua dhe u martua. Aishja thoshte: “Herë pas here ajo vinte tek unë, e unë i përcillja nevojat e saj tek i Dërguari i Allahut ﷺ.””