“Abdullah ibn Mesleme na ka treguar nga Maliku, e ky nga Zejd ibn Eslemi, e ky nga Ata ibn Jesari se Abdullah ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) ka thënë: “Ndodhi eklipsi diellor, e në atë rast i Dërguari i Allahut e fali namazin (e eklipsit), pastaj tha: “M'u shfaq Zjarri. Kurrë nuk kam parë pamje më tmerruese se sot.””