“Is'hak ibn Jezidi na ka thënë: Na ka treguar Jahja ibn Hamzai, e këtij i ka treguar Evzaiu se Ata ibn Ebu Rebahu tregon: “Unë dhe Ubejd ibn Umejri e vizituam Aishen (Allahu qoftë i kënaqur me të!), e ai e pyeti për hixhretin.” Ajo tha: “Tashmë nuk ka hixhret. Besimtari ikte tek Allahu dhe i Dërguari i Tij ﷺ për ta ruajtur fenë, nga frika se do të sprovohej. Ndërkaq, sot, Allahu e ka forcuar Islamin dhe besimtari e adhuron Allahun kudo, prandaj tash ka xhihad dhe nijet.””