“Ismail ibn Abdullahu na ka thënë: Më ka treguar Maliku, e ky nga Abdullah ibn Dinari se Abdullah ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Mos kaloni nëpër vendet e këtyre të dënuarve (prej popujve të mëhershëm) , përveçse duke qarë . E, nëse nuk mund të qani, atëherë mos kaloni nëpër to, që të mos ju godasë ajo që i ka goditur ata.””