“Is'haku më ka thënë: Na ka treguar Halidi, e ky nga Shejbaniu, e ky nga Seid ibn Ebu Burde, e ky nga babai i tij se Ebu Musa Eshariu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se Pejgamberi ﷺ e dërgoi atë në Jemen dhe e pyeti për pijet që prodhohen atje: - “Çfarë pijesh përdorin?” - Bit'ë dhe mizër, - tha Ebu Musai. Seidi thotë: “E kam pyetur Ebu Burden: Çka është bit'ë?” - Musht prej mjalti, kurse mizri është musht prej elbi, - tha ai. - “Çdo gjë që deh është e ndaluar”, - i tha Pejgamberi ﷺ. Xheriri dhe Abdulvahidi e transmetojnë nga Shejbaniu, e ky nga Ebu Burde.”