“Abas ibn Velidi më ka thënë: Na ka treguar Abdulvahidi, e ky nga Ejub ibn Aidhi, e këtij i ka treguar Kajs ibn Muslimi, e ky e ka dëgjuar Tarik ibn Shihabin se Ebu Musa Eshariu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “I Dërguari i Allahut ﷺ më dërgoi në vendlindjen time, te populli im. Pas një kohe unë u ktheva (për haxh) dhe e gjeta të Dërguarin e Allahut ﷺ të ndalur në Ebtah, e në atë rast më tha: - “Ke ardhur për haxh, o Abdullah ibn Kajs?” - Po, o i Dërguari i Allahut, - i thashë. - “Çfarë ke thënë (me çfarë nijeti ke hyrë në ihram) ?” - Kam thënë: “O Allah, të përgjigjem me ihram sikurse ihrami i Pejgamberit ﷺ.” - “A ke marrë kurban me vete?” - më pyeti Pejgamberi ﷺ. - Nuk kam marrë. - “Shko kryeje tavafin dhe ecjen mes Safasë e Mervës, pastaj lirohu nga ihrami”, - më tha. Unë ashtu veprova, derisa një grua e fisit benu kajs m'i krehu flokët. Kështu vepronim derisa Omeri u bë halife.””