“Ebu Nuajmi na ka thënë: Na ka treguar Sufjani, e ky nga Ebu Sahra, e ky nga Safvan ibn Muhriz Maziniu se Imran ibn Husajni (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Një grup pjesëtarësh të fisit benu temim erdhën te Pejgamberi ﷺ, i cili u tha: “O benu temimë, përgëzohuni!” Ata i thanë: “Meqënëse na përgëzove, tani na jep diçka.” Atëherë, Pejgamberit ﷺ i ndryshoi fytyra. Kur erdhën banorët e Jemenit, Pejgamberi ﷺ u tha: “O banorë të Jemenit, pranojeni myzhdenë, pasi që benu temimët nuk e pranuan.” Ata i thanë: “E pranuam, o i Dërguari i Allahut.””