“Ibrahim ibn Musai më ka thënë: Na ka treguar Hisham ibn Jusufi, e këtij i ka rrëfyer Ibn Xhurejxhi, e ky nga Ibn Ebu Mulejke se Abdullah ibn Zubejri (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregon: “Kur një grup kalorësish nga fisi benu temim shkuan te Pejgamberi ﷺ, Ebu Bekri tha: “Caktoje udhëheqës të tyre Kaëka ibn Mabed ibn Zurarin”, por Omeri tha: “Jo! Caktoje Akraë ibn Habisin.” Atëherë, Ebu Bekri tha: “Deshe vetëm të më kundërshtosh.” - Nuk desha të të kundërshtoj, - ia ktheu Omeri. Ata polemizuan, saqë e ngritën zërin. Atëherë zbriti: “O ju që keni besuar! Mos nxitoni para (urdhrit të) Allahut dhe të Dërguarit të Tij dhe kijeni frikë Allahun! Vërtet, Allahu dëgjon gjithçka dhe është i Gjithëdijshëm.” (Huxhurat, 1)”