“Is'hak ibn Nasri na ka thënë: Na ka treguar Abdurrezaku, e ky nga Mameri, e ky nga Hemami se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Teksa po flija, m'u dhanë thesaret e Tokës. Pastaj m'u vendosën në duar dy byzylykë të artë, të cilët më bënë merak. Pastaj Allahu më shpalli në ëndërr që t'u fryj atyre. Kur u fryva, të dy (byzylykët) u larguan, prandaj i komentova si dy gënjeshtarët që do të vijnë pas meje: ai i Sanasë dhe ai i Jemames.””