“Muhamed ibn Beshari na ka thënë: Na ka treguar Muhamed ibn Xhaferi, e këtij i ka treguar Shuëbe, e ky e ka dëgjuar Ebu Is'hakun, e ky nga Sileh ibn Zuferi se Hudhejfe (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Banorët e Nexhranit shkuan te Pejgamberi ﷺ dhe i thanë: “Na dërgo një njeri besnik.” Atëherë, Pejgamberi ﷺ tha: “Do t'ju dërgoj një burrë besnik e shkuar besnikut.” Secili njeri lakmonte për vete të zgjidhej, por ai e dërgoi Ebu Ubejde ibn Xherrahun.””