“Abdani na ka thënë: Na ka treguar Ebu Hamzai, e ky nga Ameshi, e ky nga Ibrahimi se Alkame tregon: “Teksa po rrinim me Ibn Mesudin (Allahu qoftë i kënaqur me të!), erdhi Hababi dhe tha: - O Ebu Abdurrahman, a kanë mundësi këta djelmosha të lexojnë ashtu siç lexon ti? - Po deshe, do të urdhëroj ndonjërin të lexojë, - tha Ibn Mesudi. - Po, - tha Hababi. - Lexo, o Alkame! - Po e urdhëron Alkamen të lexojë, ndërkohë që ai nuk lexon më mirë se ne?! - tha Zejd ibn Hudajri, vëllai i Zijad ibn Hudajrit. - Në deshe ti, do të të tregoj për atë që Pejgamberi ﷺ ka thënë për popullin tënd dhe popullin e tij? - iu drejtua Ibn Mesudi. Alkame tregon: “Pasi i lexova pesëdhjetë ajete nga surja Merjem, Abdullahu i tha: - Si po të duket? - Shumë bukur! - Çdo gjë që unë lexoj, e lexon edhe ai (Alkame), - tha Ibn Mesudi. Pastaj u kthye nga Hababi, i cili kishte një unazë prej ari, e i tha: - A nuk i ka ardhur koha kësaj unaze të hidhet. - Pas kësaj dite nuk do ta shohësh më, - tha Hababi dhe e hodhi atë.” Këtë e ka transmetuar edhe Gunderi nga Shuëbe.”