“Amër ibn Halidi na ka thënë: Na ka treguar Zuhejri, e këtij i ka treguar Ebu Is'haku se Zejd ibn Erkami (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Pejgamberi ﷺ ka marrë pjesë në nëntëmbëdhjetë beteja dhe ka bërë vetëm një haxh pas hixhretit, pas të cilit nuk ka bërë tjetër, pra, Haxhin e Lamtumirës.” Ebu Is'haku ka thënë: “Ka bërë edhe një haxh, gjatë kohës sa ka qenë në Mekë (para hixhretit).””