“Jusuf ibn Isai na ka thënë: Na ka treguar Ibn Fudajli, e ky nga babai i tij, e ky nga Ebu Hazimi se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “I kam parë rreth shtatëdhjetë persona banorë të sufes. Asnjëri prej tyre nuk kishte rida. Posedonin ja izar, ja pelerinë të lidhur në qafë. Disave u arrinin deri në gjysmë të kërcinjve, e disave deri në nyja. E mbanin me dorë, nga frika mos u zbulohej ndonjë pjesë e turpshme e trupit.””