“Jahja ibn Bukejri transmeton nga Lejthiu, e ky nga Abdulaziz ibn Ebu Seleme, e ky nga Sad ibn Ibrahimi, e ky nga Nafi ibn Xhubejri, e ky nga Urve ibn Mugire se Mugire ibn Shuëbe (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Pejgamberi ﷺ shkoi për të kryer nevojën, e, pasi u kthye, unë i hodha ujë. Kjo ka qenë në Betejën e Tebukut. Kështu, ai e lau fytyrën dhe deshi t'i pastrojë parakrahët, por mëngët e xhybes së tij ishin të ngushta, andaj i nxori (parakrahët) nën xhybe dhe i lau ata, pastaj u dha mes'h mesteve.””