“Ahmed ibn Muhamedi na ka thënë: Na ka rrëfyer Abdullahu, e këtij i ka rrëfyer Humejd Tavili se Enes ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Teksa i Dërguari i Allahut ﷺ po kthehej nga Beteja e Tebukut, me t'iu afruar Medinës, tha: “Në Medinë janë disa persona, të cilët kanë qenë me ju në çdo shteg dhe luginë që kalonit.” Ata thanë: “O i Dërguari i Allahut, edhe pse janë në Medinë?” - Po, edhe pse janë në Medinë, por pamundësia i ka privuar (të na bashkohen) ”, - tha Pejgamberi ﷺ.””