“Ebu Jemani na ka thënë: Na ka rrëfyer Shuajbi, e ky nga Zuhriu, e këtij i ka rrëfyer Urve ibn Zubejri se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Kur i Dërguari i Allahut ﷺ ishte shëndoshë, thoshte: “Asnjë pejgamber nuk vdes pa e parë vendin e vet në Xhenet, e në atë rast i jepet mundësia të zgjedhë mes jetës dhe vdekjes. ” Kur u sëmur e iu afrua vdekja, kokën e kishte në prehrin tim. Për një moment u alivanos. Pasi u kthjell , nguliti shikimin drejt tavanit të shtëpisë dhe tha: “O Allah! Në shoqërinë e lartë!” Atëherë thashë: “Nuk do të na shoqërojë më dhe kuptova se ky paska qenë rrëfimi që na e pati rrëfyer sa ishte shëndoshë.””