“Ubejdullahu më ka treguar se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ﷺ tregon: “Të Dërguarit të Allahut ﷺ i kërkova ta rishikojë këtë vendim (që Ebu Bekri t'u prijë njerëzve në namaz). Gjëja që më shtyu të këmbëngul para Pejgamberit ﷺ ishte fakti se nuk ma merrte mendja se njerëzit do të duan dikë që do ta zërë vendin e Pejgamberit ﷺ, sepse mendoja se për këdo që vjen në vend të tij, njerëzit do të ishin pesimistë. Prandaj, kisha dëshirë që i Dërguari i Allahut ﷺ të zgjidhte dikë tjetër përveç Ebu Bekrit.” Ibn Omeri, Ebu Musai dhe Ibn Abasi e transmetojnë këtë nga Pejgamberi ﷺ.”