“Ali ibn Abdullahu na ka thënë: Na ka treguar Jakub ibn Ibrahimi, e këtij i ka treguar babai i tij, e ky nga Salih ibn Kejsani, e këtij i ka treguar Nafiu se Abdullah ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se në kohën e të Dërguarit të Allahut ﷺ xhamia ka qenë e ndërtuar me tulla, çatia e mbuluar me degë hurme, kurse shtyllat kanë qenë prej trupave të palmës. Ebu Bekri nuk i kishte bërë asnjë aneks ndërtimit të saj, kurse Omeri e kishte zgjeruar duke përdorur materialin e njëjtë sikurse në kohën e të Dërguarit të Allahut ﷺ, me tulla dhe degë hurme, si dhe shtyllat i bëri njëjtë prej drurit . Othmani e kishte ndryshuar duke e zgjeruar në një masë të madhe: muret ia kishte ndërtuar me gurë të gdhendur dhe llaç, shtyllat me gurë të latuar, kurse çatinë me dru të qarrit indian.”